VIDEO/ Emocione që vetëm Champions-i i dhuron! Çmenduri në “Anfield Road”, Reali shokon Liverpulin mes 7 golave

Ashtu siç pritej, Liverpul-Real Madrid ka dhuruar emocione që vetëm në Champions League mund të përjetohen. Një ndeshje spektakolare që ka argëtuar pa masë të gjithë sportdashësit. Reali i Madridit ka dëshmuar edhe një herë përse janë “mbretërit” e Europës, teksa kanë realizuar një përmbysje që të lë pa fjalë kundër “të kuqve”.

Një sfidë e çmendur që nisi me furinë e ekipit të Jurgen Klopit. Nunjez shënon një gol fantastik që në minutën e 3-të, duke e dërguar topin në rrjetë me finte. Ndërkohë, të në të 14-n Salah dyfishon rezultatin falë një gafe të Kurtuasë. Me këtë ritëm dukej se përballja do të përfundonte me goleadë për Liverpulin, por në të vërtetë ndodh e kundërta.

Vinicisi ndëshkon dy herë anglezët në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 21-të dhe më pas në të 36-n, kur përfitoi nga një gafë e portierit Alison Beker. Pjesa e dytë nis me dominimin e Realit. Ançeloti duket se ka bërë punën e tij në dhomën e zhveshjes dhe skuadra zbret në fushë me një tjetër motivim.

Vetëm 2 minuta lojë dhe Militao përmbys shifrat në 2-3. Madrilenët nuk do të mjaftoheshin me kaq, pasi në listën e golashënuesëve do të përfshihej edhe Karim Benzemaja. Sulmuesi francez shkund 2 herë rrjetën (55’, 67’) dhe i jep goditjen e fundit Liverpulit. Rezultati përfundimtar shënon 2-5 dhe Reali i Madridit merr një nga fitoret më të bukura në historinë e këtij kompeticioni. Një përballje që do të mbahet mend gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online