VIDEO/ Napoli i Gatuzos nuk përfiton nga Juventusi, humbja që e lë në vend

Napoli ka humbur një ndeshje mjaft të rëndësishme ditën e sotme përballë Genoas me rezultatin 2-1. Me këtë humbje skuadra e drejtuar nga Gatuzo mbetet në vendin e pestë, duke mos përfituar nga disfata e Romës ndaj Juventusit pak orë më parë. Sfida nisi me mjaft vrull nga ana e Napolit, mëgjithatë në minutën e 11-të do të ishte 37 vjeçari Goran Pandev që do të shënonte golin e parë të takimit. Vetëm 15 minuta më vonë do të ishte pikërisht maqedonasi që do të dyfishonte shifrat për Genoan.

Pas këtij momenti, Napoli u hodh i tëri në sulm, në mënyrë që të gjente golin, por pavarësisht presionit nuk arriti te gjente golin. Në minutën e 79, Politano shkurton diferencën në 2-1, por e pamjaftueshme për të ndryshuar fatin e sfidës. Gjithçka mbyllet me rezultatin 2-1 për Genoan, e cila ngjitet në vendin e 11-të në kuotën e 24 pikëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online