Messi po rigjen pasionin e humbur për futbolli, Pique beson te rinovimi: E shoh të lumtur këtu

Lionel Messi është në përfundim të kontratës së tij me Barcelonën dhe e ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet enigmë. Në një intervistë për “Goal”, në verën e 2020, 6 herë fituesi i Topit të Artë u shpreh hapur se donte të largohej nga katalanasit dhe të provonte përsëri ndjenjën e të luftuarit për Champions League. Megjithatë presidenti i atëherëshëm, Bartomeu vendosi ta mbajë me “forcë” Messin në ‘”Kamp Nou”, për t’i bërë një dhuratë tifozëve të cilët nuk e pranojnë largimin e tij.

Teksa dukej se kishte humbur pasionin për futbollin, gjithçka ka ndryshuar muajt e fundit tek Barcelona, që duket se po gjen formën e duhur. Së bashku me Griezman, argjentinasi po krijon një dyshe mjaft të mirë. Një nga suportuesit më të mëdhenj të Messit është edhe mbrojtësi Pique, i cili në një intervistë u shpreh se Messi është i lumtur dhe do të rinovojë me skuadrën e Barcelonës.

‘’Ngjarjet që ndodhën në verë përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme sepse Leo qëndroi tek Barca. Unë e shoh atë mjaft të lumtur dhe shpresoj ta kem për një kohë të gjatë pranë meje, për të garantuar suksesin”- u shpreh Pique./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online