Napoli ka treguar forcën që në ndeshjen e parë të sezonit. Të kaltrit janë shfaqur të frikshëm kundër Veronës, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 2-5. Verdheblutë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Lazanjës në minutën e 29 të takimit. Ekipi i Spaletit barazon në minutën e 37 me anë tëKvatshkelias, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Osimhen përmbys rezultatin.
Verona reagon përsëri me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, teksa në minutën e 48 Henri tund rrjetën kundërshtare. Megjithatë, koha e mbetur ka folur e gjitha për napoletanët. Zielinsi (55’), Lobotka (65’) dhe Politano (79’) kanë gjetur rrugën e rrjetës për Napolin, duke marrë kështu tre pikët nga ky takim. Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Khvicha Kvaratskhelia assist!!!!https://t.co/wt1GYIaWr5
— Football Report (@FootballReprt) August 15, 2022