VIDEO/ Napoli “hakmerret” në fushë për sjelljen e tifozëve gjermanë, Reali është thjesht një mision i pamundur për Liverpulin e Klopit

Kanë përfunduar sot edhe dy takimet e fundit të raundit të 16-ve të Ligës së Kampionëve. Napoli dhe Reali i Madridit janë dy skuadrat e tjera që kualifikohen në çerekfinale. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat e thella 3-0 Ajntraktin e Frankfurtit dhe e dërgojnë në 3 numrin e ekipeve italiane që vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionin më të lakmuar për klube.

Ekipi i Spaletit është “hakmarrë” në fushën e lojës për sjelljen agresive të tifozëve gjermanë, të cilët dogjën makina dhe rrugët e Napolit, si dhe ushtruan dhu.në ndaj policisë. Por përgjigja ka ardhur në fushë, ku Osimheni (45’+2’, 53’) dhe Zielinski (64’) kanë ndëshkuar Frankfurtin. Me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në të dyja ballafaqimet në këtë fazë, Napoli siguron kalimin me sukses të këtij turi.

Ndërkohë, në “Santiago Bernabeu” Reali i Madridit ka mposhtur Liverpulin me rezultatin minimal 1-0. “Los blancos” konfirmojnë edhe një herë tjetër se janë një mision i pamundur për Liverpulin e Jurgen Klopit, me të cilët janë përballur shpesh në sezonet e fundit dhe kanë dalë gjithnjë fitimtarë. Karim Benzema zhbllokoi sfidën në minutën e 78, ndërsa Liverpuli nuk mundi të dërgonte asnjë herë topin në rrjetë përgjatë gjithë lojës. Reali i Madridit fiton kështu 6-2 me rezultat të përgjithshëm dhe i bashkohet Napolit, Milanit, Interit, Mançester Sitit, Çelsit, Bajernit të Mynihut dhe Benfikës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online