Lanë Apoloninë jashtë Champions-it, Hajduku eliminon Dortmundin pas maratonës së penalltive dhe pret Milanin në gjysmëfinale

Hajduku i Splitit U19 ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Youth League-s, e cila është ekuivalenti i Champions League-s për të rinjtë. Skuadra kroate kaloi në fazën me eliminim direkt përmes rrugës së “play off“-eve, ku në finale la jashtë Youth League-s Apoloninë U19, e cila ishte pranë shkrimit të historisë.

19-vjeçarët e Hajdukut të Splitit kanë vijuar me ecurinë e tyre fantastike, duke eliminuar Shakhtar Donetsk-un, Manchester City-n dhe tanimë edhe Borussia Dortmundin. Ndeshja me këta të  fundit përfundoi 1-1, por pas një maratone të gjatë penalltish (8-9 në favor të Hajdukut) kroatët kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale, atje ku do të përballen me bashkëmoshatarët e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online