Myrto Uzuni ishte përforcimi i orëve të fundit për Granadan në La Liga. Ky ishte hapi më i madh i lojtarit shqiptar në karrierë, që kërkon të dëshmojë aftësitë e tij në një prej kampionateve më të mira në Europë.
Në ditën e sotme sulmuesi ka zbritur në stërvitje me ekipin, duke shkëmbyer pasimet e para me shokët e skuadrës. Koha flet në favor të Uzunit pasi ndeshja e radhës do të luhet pas 5 ditësh dhe lojtari ka mundësinë për të debutuar kundër Real Madrid. /Sport Ekspres/
Adaptación y competición. Que regresamos. Que vuelve @laliga. Así fue la sesión de este martes. #VamosMiGranada #EternaLucha pic.twitter.com/sbIx50EWof
— Granada CF ???? (@GranadaCF) February 1, 2022