VIDEO/ Myrto Uzuni thyen mallkimin e këtij sezoni në Spanjë me një gol kartolinë, po i lë targën ndjekësve me 15 realizime

Myrto Uzuni ka shënuar sërish në Spanjë, këtë herë në fitoren e Granadas ndaj Villareal B me shifrat 0-2. Por lajmi këtë herë është fakti se sulmuesi shqiptar ka realizuar për herë të parë në këtë sezon në trasfertë.

Ky ishte goli i 15 i Uzunit, ndërsa 14 golat e mëparshëm i kishte realizuar gjithmonë në shtëpi. Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 28 duke i shtangur të gjithë. Sa i përket listës së golashënuesve, Uzuni gjendet në vendin e parë me 15 gola dhe pas tij De Haro i Mirandes me 10 gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online