Myrto Uzuni ka shënuar sërish në Spanjë, këtë herë në fitoren e Granadas ndaj Villareal B me shifrat 0-2. Por lajmi këtë herë është fakti se sulmuesi shqiptar ka realizuar për herë të parë në këtë sezon në trasfertë.
Ky ishte goli i 15 i Uzunit, ndërsa 14 golat e mëparshëm i kishte realizuar gjithmonë në shtëpi. Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 28 duke i shtangur të gjithë. Sa i përket listës së golashënuesve, Uzuni gjendet në vendin e parë me 15 gola dhe pas tij De Haro i Mirandes me 10 gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/