Myrto Uzuni ka festuar golin e tij të parë për këtë sezon të ri, që i mungoi shumë një edicion më parë në La Liga. Sulmuesi shqiptar bën Armando Maradonën mbrëmjen e sotme, teksa driblon disa kundërshtarë dhe bën ç’të dojë në zonën e rreptësisë. Pasi driblon edhe portierin, beratasi e dërgon topin në rrjetë.
Uzuni shënoi në minutën e 91-të duke i dërguar shifrat në 2-0. Granada fiton kështu kundër Racing-ut dhe merr tre pikë mjaft të vlefshme në këtë kampionat që sapo ka filluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing