Myrto Uzuni ka thyer më në fund “mallkimin” e tij në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, duke ndëshkuar ekipin e Valencias. Por për fatin e tij të keq goli në minutën e 56 nuk do të regjistrohet në emrin e tij. Devijimi i fundit ka ardhur nga portieri, prandaj La Liga e ka konsideruar si një autogol të gardianit të portës së Valencias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/