Më në fund! Trajneri i Torinos e konfirmon dhe nuk do përfundojë portieri i tretë, Etrit Berisha debuton në Serinë A

Etrit Berisha do të debutojë në Serinë A me Torinon në ditën e nesërme. Asnjë paraqitje nuk ka rregjistruar më herët gardiani shqiptar në këtë sezon, pavarësisht kritikave të mëdha për portierin e parë serb, Milinkovic Savic. Ky i fundit ka rregjistruar një sërë paraqitjesh negative në takimet e fundit, e megjithatë ka pasur besimin e Juric.

Pas dëmtimit të Savic, u përfol se Torino do t’i jepte besim portierit të ri, Gemello, çka do të thoshte se Berisha përfundonte si zgjedhje e tretë. Megjithatë vetë Juric e ka konfirmuar për mediat se në ndeshjen e nesërme ndaj Bologna është radha për Berishën që të jetë titullar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online