Myrto Uzuni po gëzon një formë të mirë në Spanjë. Sulmuesi shqiptar po krijon vazhdueshmërinë me shënimin e golave në kampionat. Lojtari nga Berati i ka dhënë fitoren Granadës në përballjen e sotme kundër Eldenses. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 3-2 për vendasit, ku 2 prej golave mbajnë autorësinë e Myrto Uzunit.
Futbollisti 29-vjeçar tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 17, ndërsa në të 90-n shënoi vulosi fitoren 3-2 të Granadës. Tashmë Uzuni ka shkuar në kuotën e 8 golave në La Liga 2, vetëm një më pak se Suarezi, golashënuesi më i mirë i kampionatit. Një sinjal në distancë ky për Silvinjon, që mund ta përdorë beratasin në majën e sulmit në ndeshjet e muajit në nëntor kundër Republikës Çeke dhe Ukrainës./Sport Ekspres/