Ka përfunduar pjesa e parë e duelit të zjarrtë mes Ferencvaroshit dhe Jang Bojsit. Këta të fundit triumfuan 3-2 në përballjen e parë, ndërsa 45 minutat e para të ndeshjes së kthimit flasin në favor të hungarezëvë me rezultatin 2-1.
Kampionët e Zvicrës kaluan të parët në avantazh me një gol që në minutën e 4-t, por Ferencvarosh diti si të reagonte. Vingo tund rrjetën në minutën e 18, ndërsa 9 minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë. Nga këmbët e Myrto Uzunit do të vinte edhe asisti për golin që do të sillte festën e madhe, teska nga këndorja harkon saktë në zonë për Mae.
I gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të festuar këtë përmbysje, që jep shpresë të madhe për një kualifikim të dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në lojë mbeten edhe 45 minuta të tjera, në të cilën Ferencvarosh do të kërkojë me ngulm të paktën një gol për të përjetuar sërish një ëndërr të madhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/