Koha për t’u zgjuar! Rei Manaj përfundon në “listën e zezë“ të Koeman, largimi mbetet e vetmja rrugë

Rei Manaj ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe, duke u bërë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në fazën përgatitore dhe siguroi një vend në grupin e lojtarëve që Koeman do të kishte në dispozicion për sezonin e ri në La Liga. Një ëndërr e bukur për aq sa zgjati, por tani Manaj duhet të “zgjohet“ dhe të zgjidhë të ardhmen e tij.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, bën me dije se futbollisti i Kombëtares kuqezi ka përfunduar në listën e zezë të trajnerit holandez. Ky i fundit ka përpiluar një listë me 5 futbollistë që nuk i ka në planet e tij, ku përfshihet edhe emri i Manajt. Për Pjaniç, Umititin, Riuqi Puig, Collado dhe sulmuesi shqiptar e vetmja rrugë mbetet largimi nga Barcelona./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online