E bujshme/ Është caktuar edhe data për vizitat mjekësore, Legia bën përsëri bashkë Muçin me Çelhakën

Legia e Varshavës vazhdon të bëjë merkato në klubin e Tiranës. Pas transferimit të Ernest Muçit, skuadra polake është pranë firmës me një tjetër lojtar bardheblu. “Meczyki.pl” raporton se kampionët e Ekstraklasa-s kanë gjetur akordin për shërbimet e Jurgen Çelhakës. Sipas medias në fjalë është caktuar edhe data e vizitave mjekësore.

Mesfushori 20-vjeçar do të udhëtojë drejt Varshavës për të kryer testet mjekësore ditën e enjte e më pas të hedhi firmën në një kontratë 4-vjeçare. Legia është vënë prej disa kohësh në kërkim të një mesfushori për të zënë hapësirën e lënë nga Kaputska, i cili mbylli sezonin pas një dëmtimi gjatë festës së golit në Kupat e Europës. Pasardhësin e 24-vjeçarit e kanë gjetur në Shqipëri dhe mbetet çështje ditësh zyrtarizimi, duke bërë kështu bashkë për herë të dytë Muçin dhe Çelhakën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online