Vedat Muriqi shënon përsëri. Sulmuesi kryesor i Kosovës ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, në përballjen mes Rizesporit të tij dhe Beshiktashit.
24-vjeçar shënoi në minutën e 42-të, duke shkurtuar shifrat në 1-2, me miqtë e Beshiktashit që kishin shënuar dy herë në minutat 8-të dhe 14-të.
Muriqi u tregua i saktë përballë portierit, duke shënuar kështu golin e 12-të në këtë kampionat. Tashmë sulmuesi është golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën turke.