Video: Murinjo mund të buzëqeshë, fiton kundër “liderëve” të Real Madridit

Amerika është kthyer në kryeqendrën e futbollit botëror. Turneu “Champions Cup” ka mbledhur ekipet më të mëdha të Europës që po zhvillojnë miqësore mes tyre. Sfida tjetër e luksit ishte ajo ndërmjet Mançestet Junajtid dhe Real Madridit. Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 për ekipin anglez.

Trajneri Zhoze Murinjo hodhi një formacion disi më të plotë, pasi De Gea luajti nga minuta e parë, Darmian në krahun e djathtë, Bailin si kapiten, ndërsa u rikthye në formacion Luke Shau në krahun e majtë. Perriera dhe Herrera në mesfushë, ndërsa Sançez dhe Mata në krahët e sulmit. Fred si sulmues pykë.

Debutimi i trajnerit Julian Lopeteguit në pankinën e Real Madridit nuk ishte ai i duhuri, pasi nuk kishte në dispozicion aq gjysmën e titullarëve. Në fushë ishin vetëm liderët e rinj të madrilenëve Bejl dhe Benzema. Pjesa tjetër ishin të gjithë futbollistë të rinj dhe të ekipit të dytë. Me fanellën e madrilenëve debutoi i riu Vinicius dhe Odriozola në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Takimi kishte një ritëm mesatar, ndërsa anglezët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Sançez dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12′, ndërsa Herrera dyfishoi shifrat në të 27′. Reali u kundërpërgjigj me Benzemanë në pjesën e dytë. Kapiteni në këtë ndeshje ngushtoi avantazhin në minutën e 45′. Në pjesën tjetër të ndeshjes nuk u shënua asnjë gol.

https://youtu.be/PYdvR2CpSQc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *