VIDEO/ Mund ta quani zyrtarisht të Real Madrid! Trajneri i PSG e heq Mbappe në pjesën e parë, francezi largohet dhe e ndjek ndeshjen nga tribuna

Kilian Mbappe mund të quhet lojtari më i ri i Real Madrid. Skena e sotme tregon gjithçka sa i përket arritjes së kësaj marrëveshje. Në këtë mbrëmje është luajtur ndeshja mes Monaco dhe PSG, e mbyllur me shifrat 0-0.

Menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i PSG zëvendësoi Kilian Mbappe dhe aktivizoi në fushë Kolo Muani. Një sinjal i qartë ky se te gjigandët e Ligue 1 janë duke bërë provat e para për t’u mësuar pa Mbappen në fundin e këtij sezoni.

Nga krahu tjetër, Kilian, si një lojtar që e ka mbyllur historinë me PSG, zgjodhi që të mos ishte në pankinë për të parë vazhdimin e ndeshjes. Ai është parë në tunelin e dhomave të zhveshjes në minutën e 46, teksa me telefonin në dorë, pati një thirrje me familjarët e tij. Më pas Mbappe u nis drejt tribunës për të qëndruar së bashku me familjarët. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online