VIDEO/ “M’u ktheve në shtëpinë e munguar“, Seferi i jep lamtumirën Tiranës mes emocionesh: Më dhe dorën kur pak besuan

Taulant Seferi ka hedhur hapin e rëndësishëm në karrierën e tij. Pas shkëlqimit te Tirana, sulmuesi shqiptar ka siguruar një kontratë me Vorskla Poltavën në Ukrainë. Lojtari nga Kumanova ka përshëndetur sot me një letër emocionuese të gjithë pjesëtarët e klubit bardheblu dhe tifozët. Seferi ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram“ një video me golat dhe momentet e tij më të lumtura me kampionët në fuqi, ndërsa bashkëngjitur saj shkruan edhe falenderimet e tij për shokët e skuadrës, stafin, trajnerin, presidentin dhe tifozët.

“Faleminderit Tirona ime! Në fare pak kohë u ktheve në shtëpinë që më kishte munguar. Sot me bindje them se do jesh gjithmonë familje për mua. Kam përjetuar emocione të forta nga ato që rrallë mund të kalohen në jetë. Më ke dhënë dorën atëherë kur ndoshta pak besuan, edhe mirenjohja është një virtyt që dua ta ruaj. Klube mund të ndërrojmë shumë, por të rralla janë fanellat e rënda që lënë gjurmë. Këtu kalova nga vitet dhe eksperiencat më të bukura me njerëz specialë.

Përgjithmonë falenderues ndaj Zotit, këtij klubi, familjes sime, shokëve të mi të skuadres, me të cilët provuam humbjet dhe fitoret, trajnerit Shehi që besoi tek unë, të gjithë stafit teknik, stafit mbështetës, administratës së klubit Tirana, si edhe Presidentit, mbështetja e të cilit s’më ka munguar në asnjë moment. Nga falenderimet më të veçanta i takojnë atyre që janë lojtari i 12 në fushë, ama të parët dhe të vetmit në shkallët e stadiumit, tifozerisë bardh’ e blu, që duartrokitën për mua dhe brohoritën çdo gol, çdo aksion. Sot nis një rrugëtim të ri, me zemrën plotë drejt një kapitulli të ri. Dashuria dhe vlerësimi i pamatë që më keni dhënë më jep forcë të eci përpara”, shkruan Taulant Seferi në mesazhin e tij pas largimit nga Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online