Shumë stadiume na lënë të mahnitur nga pamja e tyre, por këtë herë do ju prezantojmë me një mrekulli të natyrës. Nuk është një stadium gjigand, as një stadium që ka një ndërtim magjik, është një stadium që është i rrethuar nga deti dhe ndodhet në ishull. Është shtëpia e ligës së ulët të futbollit nga Eidi, një nga ishujt më të vegjël në Ishujt Faroe. Stadiumi është kthyer edhe në një qendër turistike. E veçanta është se nuk ka tribunë.
Shikuesit e shohin ndeshje nga gardhi dhe nëse fryn një erë e fortë, me siguri mund të lagen pak edhe nga deti që gjendet aty afër dhe krijon peisazhin unik së bashku me shkëmbinjtë. Për t’u theksuar është peticioni i nisur që Kombëtarja e Ishujve Faroe të zhvillojë një ndeshje miqësore në këtë stadium. Por problemi kryesor është rruga për të mbërritur në të, që është jo pak e gjatë në këmbë, ndërsa varianti më i mirë është marrja e një varke. /Sport Ekspres/