VIDEO/ Mourinho turpëron ish-skuadrën, Tottenham i jep 6 “shuplaka” United-it në “Old Trafford”

Mourinho po rikthen Tottenhamin në një ekip elitar. Nuk ka asnjë koment që mund të përshkruash këtë gjeni të futbollit, që kudo shkon merr më të mirën prej skuadrës. Në klasiken e Premier Ligës, Manchester United- Tottenham, londinezët shënuan 6 herë në portën e “djajve të kuq”, me teknikun portugez që turpëron kështu ish-skuadrën e tij.

Son Ming duket se ka në plan të fitojë Këpucën e Artë, pasi edhe këtë ndeshje ka shënuar dopietë, dukë u renditur në vendin e parë të golashënuesve me 6 të tillë. Edhe Harry Kane shënoi 2 gola, ndërsa Lamela dhe Aurier gjithashtu gjetën rrjetën. Manchester United në këtë ndeshje ngjasonte me një ekip të mesit tabelës, teksa nuk kanë arritur të rikthehen në formën e vitit të kaluar.

Me këtë fitore, Totenham ngjitet në vendin e 5-të, ndërsa djemtë e Solskjaer me këtë turpërim “zhyten” drejt zonës së mbijetesës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/SnapGoal/status/1312779302677733383

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online