VIDEO/ Motivimi i Inzagit dhe efektet e veta, Asllani “flirton“ me golin e ëndrrave në fitoren e Interit

Interi ka mposhtur pastër Leçen mbrëmjen e sotme. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të zikaltërve. Goli i parë u shënua në minutën e 43-të nga Jan Biseku, ndërsa i dyti u realizua nga Barela në të 78-n. Goli i dytë erdhi pas një pasimi mbresëlënës të Arnautoviçit, i cili me thembër e dërgoi topin në zonë te Barela. Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Kristjan Asllani.

Inzagi e hodhi në fushë në minutën e 75, ndërsa kamerat kanë fiksuar edhe momentin kur trajneri ka motivuar mesfushorin shqiptar. Motivimi dha efektin e vetë, teksa Kristjan Asllani “flirtoi” me golin. Futbollisti i Kombëtares kuqezi provoi të shënonte golin e ëndrrave me Interin, duke shënjestruar portën nga jashtë zonës. Goditja ishte e fuqishme dhe mjaft e rrezikshme, por portieri i Leçes arriti ta devijonte topin në goditje nga këndi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online