Franca është me statusin e kampiones së botës dhe synimi i të gjitha skuadrave është që të mundin ata që janë në fron, për të marrë lavdi. “Gjelat” po bëjnë gjithçka mirë, pasi së fundmi mundën edhe Gjermaninë, duke e zhytur këtë të fundit në krizë.
Gjithsesi, një nga arsyet e suksesit të Francës është trajneri Didier Deshamp. Pas ndeshjes me “pancerat”, numri një i stolit të Francës ka mabjtur një fjalim të shkurtër para ekipit, i cili është publikuar nga federata franceze në “twiter”. Kampioni i botës si trajner dhe si lojtar i motivon të tijtë, duke u kërkuar se tani që janë kampion bote duhet që të jenë akoma dhe më të motivuar dhe të karikuar, pasi rruga sa vjen e vështirësohet.
“Të mos luftojmë nuk është në natyrën tonë. Duhet të shtrëngoni nofullat që të jeni sa më mirë, pasi tani kemi akoma dhe më shumë vështirësi. Forca djema. Jemi në rrugë të drejtë dhe duhet t’i kalojmë këto pengesa. Bravo dhe shumë faleminderit”.
Voici un extrait du discours de Didier Deschamps après notre victoire d'hier contre l'Allemagne (2-1) ?#FRAALL pic.twitter.com/4m2qyEQOJF
— Equipe de France ?? (@equipedefrance) October 17, 2018