VIDEO/ Mori vesh që nëna ndërroi jetë para ndeshjes, futbollisti në Ligue 1 zgjedh të luajë dhe më pas ndihet i shkatërruar psikologjikisht

Për çdo djalë apo vajzë, momenti kur marrin vesh se nëna e tyre ka ndërruar jetë është ndoshta më i vështiri në botë. Një dhimbje e tillë është e pamundur të përshkruhet, teksa u demonstrua në rastin e Issiaga Sylla.

Futbollisti i Montpellier ishte në transfertën e Nantes kur mori vesh se nëna e tij kishte ndërruar jetë. Ndonëse e dinte për ngjarjen e trishtë pak para ndeshjes, donte që të luante, ashtu siç mund të dëshironte nëna e tij.

Në fundin e takimit, Sylla nuk e ka përmbajtur shpërthimin emocional duke lotuar. Ai u pa i rënë psikologjikisht, teksa shokët e ekipit shkuan që ta përkrahnin për t’i dhënë më shumë forcë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *