Ka përfunduar koha e rregullt e finales së Superkupës së Europës. Chelsea-Villareal janë duke barazuar me shifrat 1-1 në Belfast. Blutë e Londrës ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës. Ziyech zhbllokon sfidën në minutën e 27’, por goli i tij nuk mjafton për të ngritur lart trofeun.
Është Moreno ai i cili kthen baraspeshën në minutën e 73-të, duke prishur festën e Chelsea-t. Kështu 90 minutat e kohës së rregullt nuk kanë qenë të mjaftueshme për të nxjerrë fituesin e Superkupës së Europës, teksa lojtarët do u drejtohen 30 minutave të tjera shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gerard Moreno toca para Dia, que devolve de calcanhar para o camisa 7 empatar o jogo. pic.twitter.com/0HhM5xVXgG
— Meia Ofensivo (@meiaofensivo) August 11, 2021