Një emër si Tierri Henri, i cili në karrierën si futbollist ka fituar 20 tituj mes klubeve dhe Kombëtares franceze, e ka të qartë sa e rëndësishme është disiplina për një sportist. Aq më tepër, tashmë që ka marrë drejtimin e stolit të Monako dhe skuadra është në krizë të plotë rezultatesh.
Një shembull, i cili shërben si leksion, u dha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në Champions League, kundër Borusias së Dortmundit. Trajneri u shfaq përpara mediave përkrah talentit të ri, Benua Badjashi. Pasi përfundoi konferenca, mbrojtësi 18-vjeçar bëri të largohej pa vendosur në vend karrigen.
Henri e thirri në emër dhe me një shikim qortues, e detyroi që të kthehej për të vendosur gjithçka në rregull, ashtu si e kishte gjetur. Badjashi e mori leksionin e tij të disiplinës, një episod që do ti shërbejë si shembull të gjithë skuadrës së Monako.
Wow – Thierry Henry the disciplinarian. If looks could kill as Benoît Badiashile fails tuck his chair in at the end of the press conference. pic.twitter.com/1HMJDno1Kq
— Get French Football News (@GFFN) December 10, 2018