VIDEO/ Momenti i sikletshëm për kapitenin e Chelsea-t, një fëmijë i vogël tallet me Azpilikuetën

Ndeshja e djeshme është një prej atyre që Chelsea do të donte ta harronte sa më shpejt. Blutë e Londrës humbën me përmbysje kundër Southampton-it, që festoi fitoren 2-1 përpara tifozerisë së vetë. Por mbrëmja nisi keq që në momentin kur ekipet po përgatiteshin për të hyrë në fushë për Azpilikuetën.

Kapiteni i Chelsea-t ka përjetuar një moment të sikletshëm në tunelin që të nxjerr në fushën e lojës. Një fëmijë i vogël, i veshur me fanellën e Southampton-it, zgjedh të tallet me spanjollin. Djaloshi i zgjat dorën Azpilikuetës, por në momentin që ky i fundit bën të njëjtin veprim, ai heq dorën dhe e vendos pranë hundës, duke u tallur me të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online