VIDEO | Momente ankthi në Gjirokastër, Ramadani e Hoxha përfundojnë në spital

Një përplasje e fortë midis Maldin Ymerajt dhe Alban Hoxhës, ka bërë që portieri i të kuqve të lërë fushën e lojës, për t’i lënë vend Shpëtim Xhikës.

Kapiteni i Partizanit u tregua i vëmendshëm, duke larguar në kohë një top të rrezikshëm të vendasve, por fill pas kësaj ndodhi përplasja me Ymerajn, i cili gjithashtu ishte në ndjekje të topit. Hoxha u largua nga fusha me krahun e majtë të fashuar.

Ndërkohë, pak sekonda mbas këtij, incidenti mesfushori Behar Ramadani u shoqërua jashtë stadiumit me ambulancë, por për këtë të fundit situata është e paqartë. Pak minuta më vonë një ambulancë e dytë dërgoi portierin e Partizanit drejt spitalit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *