Elvis Rexhbecaj ka rrëmbyer skenën në ndeshjen e sotme mes Monshegladbahut dhe Këlnit. Këta të fundit janë duke udhëhequr me shifrat 1-2 dhe autori i golave është pikërisht lojtari shqiptar. Festa për të nis që në minutën e 3-të ku me mjeshtëri e dërgon topin në rrjetë, duke lënë të palëvizur portierin kundërshtar.
Vendasit do të barazonin rezultatin përsëri përgjatë pjesës së parë, ndërsa në minutën e 55 ishte Rexhbecaj ai që tundi rrjetën për herë të dytë. Mesfushori shqiptar tregohet i vëmendshëm ndaj gabimeve të rivalit, ku rrëmben topin pas një pasimi jo të studiuar mirë dhe e dërgon sërish topin pas shpinës së portierit kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1358126447072845824