VIDEO/Besonte se topi kaloi vijën, Ronaldo i kërkoi orën arbitrit për devijimin e Kumbullës

Juventusi është duke udhëhequr me shifrat 2-0 përballjen kundër Romës. Ishte Ronaldo ai që zhbllokoi shifrat që në minutën e 13, ku me një të majtë e ndal topin në rrjetë. Por ylli portugez u kthyer sërish protagonist vetëm pak minuta më vonë.

Një top i goditur prej tij devijohet nga Marash Kumbullë e më pas trondit traversën. Topi u kthyer përsëri në fushë, por Ronaldo ishte i bindur se më parë sfera e kishte kaluar vijën fatale. Arbitri Orsato merr njoftimin përmes teknologjisë “Goal line” në orën e tij se në këtë rast nuk kishim të bënim me një gol të bardhezinjve, megjithëse 5 herë fituesi i topit të artë e ka të vështirë të bindet.

Sulmuesi 36-vjeçar rend menjëherë drejt gjyqtarit dhe i kërkon orën për ta parë vetë me sytë e tij vendimin e teknologjisë. Një moment i tillë ka bërë xhiron e rrjetin, ndërsa Orsato e ka kaluar me një të qeshur këtë episode./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online