VIDEO/ “Mizoria e El Cholo-s”! Simeone e detyron lojtarin të luajë i dëmtuar, afrimi i ri i Atletikos mungon për 8 javë

Daniel Vas bëri debutimin e tij kundër Barcelonës, ku hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës. Megjithatë ndeshja e tij e parë me Atletikon e Madridit nuk përfundon në mënyrë të bukur për të. Përpos rezultatit 4-2 për katalanasit, Vas bie pre e një dëmtimi në minutën e fundit të ndeshjes.

Por duke qenë se Simeone kishte kryer të gjitha zëvendësimet e detyron danezin që të shtërngojë dhembët dhe luajë deri në sekondën e fundit në mënyrë që ekipi të mos mbetej me 10 lojtarë. Trajneri argjentinas shkon menjëherë të ngrejë 32-vjeçarin, i cili çalon përgjatë kohës së mbetur e në fund shtrihet përtokë nga dhimbjet.

Një sakrificë kjo që nuk i nevojitej askujt e që tani do i kushtojë rëndë mesfushorit. Daniel Vas mësohet se do të mungojë për 6 deri në 8 javë pas këtij dëmtimi dhe për këtë arsye një lum kritikash kanë vërshuar për Diego Simeonen, i cili ndërmori një risk të panevojshëm mbi lojtarin danez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *