Rusia ka nisur prej ditësh agresionin kundër Ukrainës me situatën që ka përshkallëzuar. Ndërkohë shumë figura të njohura të botës së sportit, artit, politikës kanë dalë në front të parë. Nga ana tjetër mesazhet që ata japin më shumë sesa vetë ndërhyrja e tyre kanë si qëllim kryesor mobilizimin e qytetarëve.
Në media qarkulloi lajmi se edhe Miss Ukraina ka marrë kalla.shin pas fotos së publikuar nga vetë ajo. Ndërkohë Hygerta Sako, e ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” u shpreh se një fotografi e tillë mund të jetë për rrjetet sociale, ndërsa për t’u vlerësuar janë gratë që përgatisnin bo.mbat me mjetet rrethanore.
“Mund të jetë edhe ndonjë foto për rrjetet sociale ajo e miss Ukraina. Unë pashë disa gra që po përgatisnin bom.ba mol.otov me mjete rrethanore për të ndalur Rusinë dhe kjo është për t’u vlerësuar shumë”, tha Sako. /Sport Ekspres/