Anis Mehmeti është stili ndryshe dhe arma shtesë për Shqipërinë e Silvinjos. Thuajse i të njëjtit nivel me Armando Brojën, por me finalizime më të dobët se ky i fundit. Mehmeti e nisi menjëherë si titullar te Bristol City në Championship.
Me kalimin e kohëve ka pasur jo pak kritika për të për faktin se zgjedh që të luajë gjithmonë vetëm, pa pasuar te shokët e ekipit. Për këtë arsye Mehmeti ka përfunduar në stol në shumë ndeshje.
Në ditën e djeshme, Mehmeti u aktivizua në minutën e 63 të takimit kundër QPR, atje ku Bristol City fitoi 0-2. Këtë herë talenti i Shqipërisë ka treguar sërish aftësitë e tij në driblim duke e turpëruar futbollistin kundërshtar. /Sport Ekspres/
— Bristol City Football Analysis (@AnalysisBCFC) May 8, 2023