VIDEO/ Minuta për Asllanin dhe shkëlqimi i kapitenit, 4 golat e Lautaro Martinez i japin fitoren Interit

Interi ka mposhtur këtë mbrëmje Salernitanën në transfertë me shifrat e thella 0-4. Ylli i kësaj ndeshjeje ishte Lautaro Martinezi. Kapiteni i zikaltërve ka shkëlqyer në fushë, teksa është autori i të katër golave të shënuar.

Argjentinasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të të takimit, ndërsa më pas e dërgoi topin në rrjetë edhe tre herë të tjera, përkatësisht në minutat 77, 85 (me penallti) dhe 89. Salernitana reagoi në minutën e 67 me anë të Legovskit, por goli u anullua nga sistemi VAR. Minuta në këtë përballje pati edhe për Kristjan Asllanin. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 54-t dhe flirtoi me golin në minutën e 70, kur tentoi portën nga goditja e dënimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online