VIDEO/ Milrind Daku e pret me këngë shqiptare, Rubin Kazani prezanton në mënyrë të veçantë lojtarin shqiptar

Dardan Shabanhaxhaj është lojtari më i ri i Rubin Kazanit. Lojtari shqiptar ka firmosur me klubin rus deri në verën e vitit 2027. Transferimi i tij nga Mura i ka kushtuar Rubin Kazanit 1.2 milionë euro. 22-vjeçari bashkohet sërish me Mirlind Dakun, me të cilin ka qenë shok skuadre edhe te Mura në Slloveni.

Rubin Kazani e ka prezantuar në mënyrë të veçantë Shabanhaxhajn, me Dakun që i ka uruar mirëseardhjen e parë. Klubi rus ka shpërndarë një video në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale, ku shihet Mirlind daku i cili nget një makinë duke dëgjuar muzikë shqiptare. Sapo sheh shokun e ri të skuadrës, e përshëndet dhe më pas e fton në makinë, ku argëtohen së bashku duke kënduar me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online