VIDEO/ Milot Rashica i shërben Beshiktashit me asist, bardhezinjve nuk i mjafton ndihma e sulmuesit shqiptar

Beshiktashi është larguar me humbje nga stadiumi mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 1-3 nga Kasimasha. Nuno Da Kosta shënoi për miqtë në minutën e 41-të, por pjesa e parë do të përfundonte në baraspeshë. Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë, Kilçsoi shënoi pas një asisit të Milot Rashicës.

Anësori shqiptar shërbeu bukur në zonë për shokun e tij të skuadrës, i cili e shtyu topin në rrjetë. Por goli i tij dhe asisti i Rashicës nuk mjaftuan për Beshiktashin. Nuno da Kosta tundi rrjetën edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës dhe vulosi rezultatin përfundimtar në 1-3 për Kasimpashën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online