Milot Rashica ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Në minutën e 65, sulmuesi shqiptar “fluturoi” mes dy kundërshtarëve në zonë dhe e dërgoi topin me kokë pas shpinës së portierit.
Rashica i ktheu shifrat në 2-1 në favor të Beshiktashit, por Rizespori barazoi sërish vetëm 3 minuta më vonë. Goli i Rashicës po rezulton me mjaft vlerë për bardhezinjtë e Stambollit, duke qenë se po i siguron të paktën një pikë skuadrës. Ndeshja aktualisht është në shifrat 2-2./Sport Ekspres/
2-1 Milot Rashica | 65’
pic.twitter.com/bz3jziRHDe— Besiktas Haber Portal (@besiktashaberpt) May 3, 2024