VIDEO/ Milani u zgjua në fund, por kapi vetëm Europa League-n! Nuk ka dhuratë nga Dortmundi për kuqezinjtë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani i ka dhënë fund rrugëtimit në Champions League. Kuqezinjtë kanë mposhtur Newcastle-n me shifrat 1-2 mbrëmjen e sotme, por as kjo fitore nuk mjaftoi për të kaluar fazën e grupeve. Skuadra angleze kishte në zotërim lojën dhe në minutën e 33-të me anë të një goli të mrekullueshëm nga Joelingtoni. Milani barazoi në minutën e 59 me anë të Pulisicit, por e pa veten jo pak në vështirësi në pjesën e dytë.

Megjithatë, kuqezinjtë u zgjuan në minutat e fundit të ndeshjes. Chukwueze tundi rrjetën në minutën e 84-t dhe i dha tre pikët skuadrës italiane, por jo kualifikimin. Dhurata nga Dortmundi nuk mbërriti dhe Milani duhet të mjaftohet vetëm me Europa League-n. Në “Signal Iduna Park”, Borussia ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj PSG-së, çka bëri që të jenë pikërisht këto dy skuadra ato që presin biletat për në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *