Është mbyllur pjesa e parë e përballjes kryesore të javës së 19 në Serinë A. Lazio është duke udhëhequr 2-0 kundër Milanit në “Olimpico”. Kuqezinjtë jan tronditur nga bardhekaltrit në këto 45 minuta të para, ku janë detyruar të nxjerrin topin nga rrjeta dy herë.
Goli i parë erdhi që në minutën e 4-t të ndeshjes, kur Milinkoviç-Saviç e dërgoi topin përtej vijës fatale. Më pas ishte Zaccagni ai që dyfishoi shifrat në minutën e 38 të takimit. Me këtë rezultat Lazio shkon në kuotën e 37 pikëve dhe hyn në garë për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Serie A ??
Gol de Lazio
2-0
Mattia Zaccagni ???pic.twitter.com/abdWSdrgZi— FutbolGol12 (@Gol12Futbol) January 24, 2023