Milani është rikthyer frikshëm që pas ndërprerjes së futbollit. Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë që prej finales së Kupës me Juventusin dhe një gjë të tillë nuk e bënë as sot. “Djajtë” kanë mposhtur Parmën me shifrat 3-1, madje duke e bërë me përmbysje diçka të tillë. Pjesa e parë u mbyll me një gol të miqve, por në fraksionin e dytë të lojës fusha foli për lojtarët e Milanit.
Fillimisht barazimi vjen falë Kessie me një perlë të tij nga distanca. Topi ndalet në trekëndësh, duke e lënë të palëvizur portierin e Parmës. Vetëm 4 minuta pas barazimit vjen edhe përmbysja, me Romagnolin që shënon të dytin. E nëse në dy golat e para do të shërbente për shokët e skuadrës, këtë herë është radha e Çalhanoglu të tundë rrjetën.
Në pjesën e dytë në fushën e lojës u fut edhe mrojtësi shqiptar, Kastriot Dërmaku, por që do të ishte i pafat që së bashku me skuadrën e tij të ndalte Milanin. Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi në kampionat që nuk e njohin humbjen, ndër të cilat 5 kanë qenë fitore. Një hap i frikshëm i këtij Milani, që duket sikur ka rilindur pas pandemisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? GOOOALL FRANCK KESSIEEhttps://t.co/mtFXPIvZLn
— Milan Posts (@MilanPosts) July 15, 2020
Romagnoli's https://t.co/vOZF9UZiis
— ?19(bakup1) (@semo33x) July 15, 2020