VIDEO/ Festa është e gjitha për Teutën, përmbysja e çmendur e dërgon pas 13 viteve në finale

0

LIVE, Kukësi-Teuta 1-1 Rroca 49’/ Kapllani 72′, Hoxha 82′
Një çmenduri e vërtetë ka qenë ajo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Niko Dovana“. Teuta ka përmbysur Kukësin në harkun kohor të 10 minutave, duke prekur kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas 13 vitesh durrsakët i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, ku përballë do të kenë Tiranën e Egbosë.

Kukësi gjeti golin në minutat e para të pjesës së dytë, teksa Rroca zhbllkon shifrat dhe çliron kampin verilindor. Por kur dukej se ekipi Shehit ishte me njërën këmbë në finale, ndodh edhe e papritura. Kapllani zgjon Teutën në minutën e 72-të. Edhe pse i futur në fushë momente më parë, sulmuesi durrsak nga jashtë zone e çon topin në rrjetë, duke ndezur sfidën dhe duke i kujuar kundërshtarit se asgjë nuk ka mbaruar.
Për ardhur 10 minuta më vonë. Një harkim i topit në zonë nga goditja e dënimit dhe Rustem Hoxha e dërgon mjaft bukur në rrjetë me kokë. Festa është tërësisht e ligjshme për “djemtë e detit“, që nuk mund t’i përmbajnë dot emocionet pas golit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Todorovski, Vrapi, Hoxha, Beqja, Aleksi Avdyli, E Vila, L Vila, Kallaku, Hebaj

Kukësi: Xhika, Maliqi, Kotobelli, Krasniqi, Lulaj, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Et’hemi, Kuper

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.