Pas humbjes ditën e mërkurë ndaj Liverpoolit dhe barazimit me Juventusin në Torino, Milani kthehet tek fitorja. Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Venecian dhe mbajnë kreun e klasifikimit te Serisë A së bashku me Interin. Kuqezinjtë shkuan në këtë takim pa dy sulmuesit kryesor, Zllatan Ibrahimoviç dhe Oliver Giroud, teksa ky repart u mbulua nga Ante Rebiç.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e “bardhë” 0-0, me Milanin që nuk arriti të gjente golin. Në pjesën e dytë, “djalli” e kërkoi më shumë golin dhe në minutën e 68-të Diaz kalon skuadrën e tij në avantazh. Në të 82-tën Theo Hernandez shënon golin e knock out-it për Milanin dhe mbyll gjithçka në 2-0./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Theo Hernandez’s goal against Veneziahttps://t.co/s1LxUqb8JO
— Milan Eye (@MilanEye) September 22, 2021