VIDEO/ Milani “qan” dy penalltitë e humbura, Bolonja i heq fitoren nga duart Milanit në minutën e 92-të

Milan-Bolonja ka ofruar emocione të mëdha për tifozët e kuqezinjve. Bolonja i ka rrëmbyer barazimin në fund “djallit”, duke dalë me pikë nga “San Siro”. Zirkze shkundi rrjetën në minutën e 29, por Milani reagon po në pjesën e parë të ndeshjes. Oliver Zhiru shpërdoroi një 11 metërsh në minutën e 42-të, ndërsa tre minuta më vonë Loftus Çiku i dërgoi sërish shifrat në baraspeshë.

Milani vuan nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 74-t ishte Teo Hernandezi ai që shpërdoroi mundësinë për të dërguar topin përtej vijës fatale. Loftus Çiku mori sërish rolin e protagonistit për “djallin”, pasi me golin e shënuar në minutën e 83-të përmbysi rezultatin. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit për të përfunduar sfidën, Bolonja befasoi kuqezinjtë. Orsolini bëri atë që lojtarët e Milanit nuk e bënë dot dy herë, duke shndërruar në gol 11 metërshin e akorduar. Orsolini vulosi barazimin 2-2 në minutën e 92-të dhe i hoqi kështu nga duart fitoren ekipit të Piolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online