VIDEO/ Milani përmbys Veronën dhe rimerr kreun, “djalli“ shkon pranë titullit të 19 në histori

 

Milani vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-3 Veronën në transfertë. Kuqezinjtë e nisën me disavantazh ndaj verdhebluve, por falë dopietës se Tonalit dhe Florenzit arritën të përmbysnin shifrat. Tashmë kanë mbetur vetëm dy sfida nga përfundimi i kampionatit, ku Milanit do t’i duhet të përballet me Sassuolon në shtëpi dhe Atalantan në transfertë.

Në këto 2 ndeshje, “djallit” i mjaftojnë 4 pikë për tu shpallur kampion për herë të 19-të në historinë e tij. Një faktor kryesor në rrugëtimin drejt triumfit janë dhe tifozët e Milanit, të cilët kishin pushtuar qytetin e Veronës ditën e sotme. 16000 përkrahës ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online