“Nuk e lejonin të stërvitej me skuadrën“, Osmani zbulon prapaskenat: Shkëndija refuzoi 250 mijë euro për Totren

Tefik Osmani ka zbuluar në “Ora Sport“ në “Ora Tv“ prapaskenat për firmën me Enur Totren. Drejtori sportiv i Tiranës është shprehur se Shkëndija refuzoi një ofertë prej 250 mijë eurosh për lojtarin, por marrëdhëniet mes tyre u ftohën. Kjo për shkak se Totre refuzoi rinovimin, prandaj klubi nga Tetova nuk e lejoi të stërvitej me grupin. Për këtë arsye forma e tij në javët e para të ardhjes te Tirana nuk ishte më e mira e mundshme.

“Nuk e la Shkëndija të lirë. Totre ka pasur një ofertë në dhjetor, rreth 250 mijë euro, dhe Shkëndija nuk pranoi. Totre nuk ka dashur të rinovojë dhe Shkëndija nuk e ka lejuar të stërvitet me skuadrën. Ne të gjithë bashkë në klub kemi vendosur që duhet ti marrim këta lojtarë, sepse janë të etur. Të njëjtën gjë kemi bërë me Xhixhën. E kemi ditur që nga java e dytë deri në javën e katërt mbase këta lojtarë nuk do i kishim në 100%”, ka shpjeguar Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online