VIDEO/ Milani kthehet te fitorja pas 7 ndeshjeve, Giroud i shënon Torinos pa e parë fare portën

Milani është rikthyer te fitorja në Serinë A. Pas 7 ndeshjeve thatësire dhe që nuk e njihnin shijen e triumfit, kuqezinjtë kanë arritur që të mundin Torinon me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Giroud. Ky i fundit tundi rrjetën e Torinos në minutën e 62.

Pas një krosimi nga e majta, me kokë Giroud devijoi topin për ta dërguar drejt rrjetës duke treguar nuhatjen pa e parë portën. Më shumë sesa tre pikë drejt titullit kampion, këto janë pikë sigurie për pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online