“Nuk ka miq kjo botë, vetëm interesa”! Guardiola jep deklaratën e fortë: Chelsea, Liverpool, Arsenal, Man Utd donin që ne të përjashtoheshim

Pep Guardiola ka treguar sot se do të qëndrojë në Manchester City, pavarësisht se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e Premier League në lidhje me dënimin për ekipin për shkak të shkeljeve të rregullave që dyshohet se janë gjetur në vitet e mëparshme.

Manchester City kërcënohet me ndëshkim të rëndë për shkeljen e strukturave financiare. Flitet për heqjen e pikëve, rënien nga kategoria dhe Guardiola thotë se do të qëndrojë.

“Unë nuk do largohem nga këtu. Dua të qëndroj më shumë se kurrë. Duket se na kanë dënuar tashmë, është fat që jetojmë në këtë vend të bukur ku ti nuk je fajtor derisa të provohet faji. Nuk e patëm atë mundësi sepse tashmë jemi dënuar.

Klubi më tha se ai nuk është fajtor. Ata e dëshmuan këtë në UEFA dhe pse jo ta dëshmojnë edhe këtu. Ne do të pranojmë çfarëdo dënimi. Por, po sikur të jemi të pafajshëm? A do të na paguajë dikush dëmshpërblim për të gjithën këtë?

Ka mjaft klube që mund të akuzohen si ne. Unë them, do të pranojmë çdo dënim. Pasi UEFA na akuzoi për thyerjen e rregullave në vitin 2020, u deshën shtatë ditë që disa skuadra të kërkonin përjashtimin tonë nga Liga e Kampionëve. Këta janë Burnley, Ëolves, Leicester, Neëcastle, Spurs, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Chelsea.

Nuk ka miq dhe armiq në këtë botë, kanë rëndësi vetëm interesat. Të gjithë do të donin të na ndëshkonin në mënyrë që të humbasim pozicionin që kemi fituar në fushë. Besoj se 19 klubet e tjera duan shumë që të na rrëzojnë nga Premier League, të 19 klubet po na akuzojnë”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online