Në “Diego Armando Maradona“ ka vend vetëm për festën e kuqezinjve. Milani i ka treguar sot fanellën e rëndë Napolit, duke e mposhtur me rezultain 0-1. Ndeshja është shoqëruar me polemika gjatë pjesës së parë për dy raste të pretenduara për penallti. Fillimisht Benaser rrëzohet në zonë në minutën e 4-t, ndërsa më pas ishte Osimhen që kërkon 11 metërsh në zonën e Milanit. Në të dyja rastet gjyqtari zgjodhi të vazhdonte normalisht lojën.
Ndërkaq pjesa e dytë nisi me gol për Milanin. Në minutën e 49, Zhiru tregon instiktin e tij vr.asës në zonën e rreptësisë, duke e shtyrë topin në rrjetën e Ospinas. Ka mjaftuar ky gol që “djajtë” të marrin një fitore të madhe, e cila i ngjit në vendin e parë në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? An instinctive finish from @_OlivierGiroud_!
— SempreMilan (@SempreMilanCom) March 6, 2022