VIDEO/ “Milani i madh” nuk është më vetëm një shprehje, mundin Atalantën dhe 1 pikë larg titullit kampion në Serinë A

“Milani i madh”! Dikur ishte vetëm një shprehje për të treguar peshën që ka pasur kjo fanellë në histori, por tani është edhe realitet. Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë mes vështirësisë ndaj Atalantës në shifrat 2-0.

Goli i Leaos dhe i Hernandez ka mjaftuar që ekipi i Piolit të marrë tre pikët. Nga ana tjetër, Gasperini e kishte rreshtuar skuadrën në mbrojtje dhe ishte më shumë se e vështirë për të depërtuar. Tani Milani ka vetëm një ndeshje për të luajtur, atë kundër Sasuolos.

Atje mjafton që kuqezinjtë të marrin edhe barazim për t’u shpallur kampion, nëse Interi i fiton të dyja ndeshjet e tij. Zikaltërit do të përballen në mbrëmjen e sotme ndaj Cagliarit dhe nëse dështojnë për të marrë tre pikët, Milani është fituesi i Serisë A matematikisht. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online